Operacioni antidrogë “Tempulli” vë në pranga dhe 4 shpërndarës të tjerë të lëndëve narkotike në Kavajë. Dy raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike kanabis në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë janë goditur nga policia e Kavajës, ndërsa u sekuestrua dhe një sasi e bimës narkotike, si dhe një elektroshok.