Marine Le Pen është shpallur fajtore për shpërdorim të fondeve europiane me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar. Teksa gjykata ende nuk ka sqaruar se cili do të jetë dënimi i saj, prokurorët kanë këmbëngulur që ndëshkimi i pretendentes së fortë për presidencën franceze të mos mjaftohet vetëm tek gjoba prej 300,000 € apo gjasat e burgimit, dhe insistojnë që asaj t`i mohohet edhe mundësia për të kandiduar për poste publike për pesë vjet.