Policia e Beratit arreston dy zyrtarë të Inspektoratit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Beratit bën të ditur se arrestimi i tyre u realizua pas një hetimi dy vjeçar.