Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare, me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë të reja. Shpërndarja do të nisë nga dita e hënë së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.