Top Channel/ Shpenzoi mbi 640 mijë euro në lokalin e VIP-ave me kokainë dhe prostituta, klienti…
06/03/2025 21:52

Stefania Nobile, vajza e Wanna Marchi, e njohur si “mbretëresha e telemarketingut” dhe Davide Lacerenza, ish-partneri i saj dhe pronari i Gintoneria, një lokal për VIP-at në Milano, janë vënë në pranga pasi dyshohen se lokalin e kishin kthyer në “fole” prostitucioni. Por duket se hetimet janë ndalur tashmë edhe në një tjetër pikë, atë të pastrimit të parave për të cilën dyshohet se përgjegjës është Davide Lacerenza, para të cilat dyshohet se i ka sjellë edhe në Shqipëri. Së fundmi, autoritetet italiane kanë zbuluar dëshminë e një milioneri përpara dy vitesh, i cili kishte shpenzuar gjithsej mbi 640 mijë euro në lokalin e Laceranzas. Historia e tij është ndoshta më e bujshme ndër klientët e shfrytëzuar nga Lacerenza, por nuk është e vetmja. Në dokumentet e prokurores Francesca Crupi dhe të prokurores të posaçme Bruna Albertini, janë dhjetëra histori të ngjashme. Klientëve “me peshë”, siç i quante Lacerenza, i ofrohej gjithmonë paketa e plotë, e cila përmbante shampanjë, kokainë dhe prostituta… Hetimet kanë nisur pikërisht nga shumat e paguara nga S. S., pasi në prokurori kanë mbërritur njoftime për operacione financiare të dyshimta në lidhje me këto transferta. Më 5 dhjetor 2023, hetuesit vendosin ta thërrasin për ta pyetur rreth marrëdhënies së tij me Lacerenza. Guardia di Finanza ka zbuluar një llogari në Lituani me 33 mijë euro që janë bllokuar, ndërsa 40 mijë të tjerë janë sekuestruar në llogari italiane.

Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
Top News- Oshtinë nga raketat e dronët Kievi, Rusia harron bisedimet…Zelensky kërkon ndihmë
14/03 11:49
Top Channel/ “Çfarë po bëni”? Hamasi thirrje Iranit: “Mos sulmoni vendet fqinjë”!
14/03 11:42
Top Channel/ Gjermania kapërcen Kinën: Eksportuesja e katërt më e madhe e armëve në botë!
14/03 11:41
Top News- Tanket e avionët amerikanë pranë Koresë së Veriut, tërbohet Kim, lëshon raketat balistike
14/03 11:39
Top Neës- Europa ndjen frikën, nisin trazirat/ shpërthim i fuqishëm në Amsterdam
14/03 11:28
Top Channel/ “Mbylleni luftën e Iranit”, kancelari gjerman: Nuk do të bëhemi kurrë pjesë e saj!
14/03 11:05
Top News- Iranin po e drejton Garda Revolucionare? Iranianët: Nuk do heqin dorë nga hakmarrja
14/03 11:02
Top Channel/ Trump urdhëron bombardimin e ishullit Kharg: “Ka 90% të naftës iraniane”!
14/03 10:58
Top News- Dy javët e operacionit ‘Epic Fury’…‘Eskursioni afatshkurtër’ i Trump tronditi botën
14/03 10:37
Top Channel/ SHBA, 10 mln USD për “kokën” e Khamenei! Dëron trupa shtesë ndaj Iranit
13/03 23:16
Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
DIGITALB DIGITALB