78 drejtuesve të mjeteve që janë kapur në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor, u është pezulluara leja e drejtimit gjatë javës që lamë pas. Makina inteligjente identifikoi makina që lëviznin me shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h në Bypass-in e Fierit. Në aksin rrugor Levan –Tepelenë, janë ndëshkuar shoferë që qarkullonin me shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h.