Top Channel/ “Shpejt barkas, policia”, po luanin lojëra fati në kazino, nën hetim 15 persona
01/01/2026 11:21

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale operacioni policor i koduar “Fishat”. Evidentohet një rast i përshtatjes së një godine trekatëshe për kazino dhe përdorim droge. Vihet në pranga përgjegjësi i kazinosë, si dhe shpallet në kërkim organizatori që kishte marrë me qira objektin trekatësh dhe e kishte përshtatur për kazino.

DIGITALB DIGITALB