Të dielën Serbia mbajti zgjedhjet lokale në 89 komuna dhe qytete. Mes tyre, zgjedhjet u mbajtën edhe në komunat e banuara me Shqiptarë, Preshevë ku 30% e banorëve morën pjesë në votim e në Bujanoc 28% e tyre. Në Preshevë, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, shpalli fitoren. Ajo ka falenderuar qytetarët e për të do të jetë mandati tretë, nëse arrin të sigurojë shumicën e thjeshtë prej 21 këshilltarëve komunalë.