Shorteu publik është hedhur këtë të martë, për familje të tjera të Manzës të cilat do të strehohen në lagjen e re. As në këtë fazë të shorteut nuk janë përfshirë familjet që jetojnë në konteinerë, pranë shkollës së Manzës. Kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga tërmeti, të tjera familje i janë nënshtruar shorteut për të siguruar një apartament në lagjen e re të ndërtuar në Manëz.