Është shoqëruar në polici protestuesi Bledar Cakalli, i cili tentoi të digjte flamurin e Vorio-Epirit para SPAK. Ai tentoi të digjte flamurin në momentin që hyri Vangjel Dule për të ndjekur procesin e Fredi Belerit. Aktivisti mbante veshur një triko me mbishkrimin “Kombi që harron ata që e kanë mbrojtur, do mbetet vetë i harruar”. Ditën e sotme në GJKKO mbahet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.