Rezultatet e një anketimi të realizuar nga Instituti ndërkombëtar i sondazheve të opinionit publik Ipsos janë shqetësuese: Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e prekur nga ndonjë sëmundje psikike. Kaq shumë të prekur ka edhe në Kinë dhe Tajlandë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, deri në 40 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë sëmundje si depresioni, ankthi ose çrregullimet e të ngrënit.