Nxënës të një prej gjimnazeve të Durrësit kanë nderuar kujtimin e shokut të tyre 17-vjeçar, Florian Saraçi, i cili humbi jetën papritur gjatë orës së edukimit fizik si pasojë e një arresti kardiak. Me qirinj të ndezur dhe fjalë të ndjera ata kujtuan energjinë e tij, duke shprehur dhimbjen dhe mbështetjen për familjen.