Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste në vend 44 mijë euro të fshehura në furgonin e tij. Shërbimet Kufitare kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip furgon të linjës Vlorë-Itali, që drejtohej nga 53-vjeçari Nuri Alushi. Nga kontrolli në mjet u gjetën 44 mijë euro të fshehura me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, si dhe sasi të konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije.