Kryeministri Edi Rama tha se personat që nuk do të paguajnë detyrimet shoqërore do të kenë të njëjtin fat me ata që nuk paguanin energjinë elektrike. Rama: Jemi tek aty ku ishim me energjinë elektrike, 50% e popullit paguante edhe për ata që nuk paguanin, kur morëm detyrën ishim në prag të kolapsit energjetik. Jemi në kohën kur me të gjithë ata që i shmangen detyrimit për të paguar për pensionet tuaja ne do të sillemi njësoj si me ata që s’paguanin energjinë.