Një ngjarje kriminale është parandaluar në Elbasan, ku një 23-vjeçar kishte planifikuar të vriste një person tjetër. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plani” u shpallën në kërkim shtetasit Brikin Rusta dhe Klaudjo Sulmina, si dhe u vu në pranga shtetasi Boiken Bahiti.