Në parlamentin maqedonas, vazhdon sot debati mbi përmbajtjen e draftit të Kornizës-negociuese për fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski insistoi se në formën aktuale, propozimi europian për zhbllokim e procesit të integrimit dhe hapjen e bisedimeve, pasqyron realisht qëndrimet e tyre të përcaktuara.