Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut firmosën në Shkup kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike, që do të mbahen në dy raunde zgjedhore: më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti. Në dokumentin që është nënshkruar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), theksohet se “pjesëmarrësit në zgjedhje angazhohen të respektojnë ligjet, rregulloret dhe sundimin e ligjit në procesin zgjedhor, dhe se do të mënjanojnë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes”.