Krahu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka vendosur t`i bashkohet koalicionit zgjedhor të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut. Delegatët e Kuvendit Qendror të këtij krahu të ASh-së vendosën ta pranojnë ofertën e Ali Ahmeti për të dalë bashkë në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ato parlamentare të 8 majit.