Top Channel/ Shkup, arratiset ish ushtari i UCK-së: Në emrin e tij, urdhër arresti nga Serbia!
15/08/2024 19:31

Ministria e brendshme maqedonas konfirmoi arratisjen nga arresti shtëpiak i Blerim Ramadanit, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte ndaluar nga autoritetet policore maqedonase në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. Tashmë, sipas të njëjtës ministri, në emër të tij do të lëshohet dhe një fletë arresti qendrore. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi arratisjen e shtetasit të Kosovës, por një portal në gjuhën maqedonase pretendon se ai është larguar nga shtëpia e miqve të tij në Shkup, ku qëndronte nën arrest shtëpie në bazë të një urdhri të gjykatës themelore në Shkup. Sipas portalit sdk.mk, pas ankesës së Prokurorisë, tre gjykatës të Gjykatës Penale i kishin caktuar Ramadanit masën e paraburgimit efektiv prej 30 ditësh për shkak të rrezikut se mund të arratisej. Gjithnjë sipas portalit, dikush nga Gjykata Penale e ka njoftuar Ramadani i cili pas kësaj është larguar. Javën e kaluar ministria e Jashtme e Kosovës pohoi se një gjykatë në Shkup kishte vendosur që Ramadani të mos dorëzohej tek autoritetet serbe zotin Ramadani, por të vazhdonte të mbahej në arrest shtëpie në Shkup deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë të Maqedonisë së Veriut. Arrestimi i tij kishte ndodhur në fund të korrikut në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pranë Tetovës. Ish pjesetarët e UÇK-së nga Ferizaji, ku dhe Ramadani bënte pjesë i cilësuan aktakuzat e autoriteteve të Serbisë si të fabrikuara dhe arrestimet “të padrejta dhe shqetësuese për të gjithë veteranët”.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24