Një lokal dykatësh me përbërje druri është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në zonën e kënalles, në Shëngjin. Dëmet janë të mëdha ndërsa nuk ka patur persona brenda kur ka rënë zjarri. Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.