Një mjet tip furgon është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës. Mjeti i cili ishte parkuar në afërsi të banesës u dogj rreth orës 03:00. Paraprakisht dyshohet se zjarri i rënë në mjetin e Renato Torollarit është i qëllimshëm, por ende nuk dihen autorët apo rrethanat.