Një banesë është djegur gjatë natës në fshatin Dervician të Dropullit. Përhapja e flakëve rrezikoi dhe banesat fqinje, ndaj është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të Dropullit dhe të Gjirokastrës për të penguar avancimin e mëtejshëm të zjarrit.