Një sipërfaqe prej dy hektarësh me pisha është shkrumbuar nga flakët në kodrat e fshatit Peshtan të njësisë administrative Frakull në Fier. Sipas kryeplakut te fshatit Petrit Mucaj, zjarri ka rënë rreth 17:00 të pasdites së djeshme por është riaktivizuar sërish mëngjesin e sotëm.