Top Channel/”Shkoni more, në djall”! Nuk u dorëzuan, vriten ushtarët ukrainas-videoja virale!
26/02/2022 09:24

Mesazhi i fundit i dërguar nga rojet bregdetare ukrainase që mbronin një ishull strategjik përpara se të vriteshin nga ushtria ruse, ka bërë xhiron e botës. Tepër të paktë në numër përballë trupave ruse, edhe pse e dinin cfarë fati i priste, 13 rojet e stacionuara në Zmiinyi, apo ishulli i Gjarprit rreth 40 kilometra larg kufijve me Moldavinë e Rumaninë i sfiduan hapur forcat pushtuese, e bashkë me to, sfiduan edhe vdekjen e sigurtë.