“Shkoni merrni naftën tuaj”! Me këtë mesazh, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sulmon sërish vendet evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, që nuk pranuan t’i bashkohen operacionit ushtarak në Iran. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i sfidon vendet evropiane, duke iu treguar dy mënyra, se si ata të sigurojnë naftën, pas bllokimit të ngushticës së Hormuzit nga iranianët, si hakmarrje ndaj operacionit amerikano-izraelit.