Për të kapur ritmin e mësimit për shkak të mangësive gjatë dy viteve shkollore ku mësimi u zhvillua me orë të shkurtuara apo online, nxënësit pasi mbarojnë shkollën i shoqërojnë në qendra edukimi për programe mbështetëse. Por jo të gjithë familjet shqiptare i ndjekin ato. 9 vjecarja është nxënëse ne një shkolle te kryeqytetit e cila thotë se pandemia e ka lënë mbrapa ne disa tema mësimore.