Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sulmin në një shkollë të krishtere në SHBA. Autorja një 15-vjeçare, e identifikuar si Natalie Rupnow mori armën dhe hapi zjarr në shkollë, duke vrarë dy persona dhe plagosur gjashtë të tjerë. Shefi i policisë së Madisonit, Shon Barnes, tha se motivi i të shtënave duket të ketë qenë një “kombinim faktorësh”, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.