Nga fshati Kuç në Shkodër ku zhvilloi një takim me banorë të zonave të përmbytura, Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Rama dhe zv/ kryeministren Balluku lidhur me situatën e shkaktuar. “Situata është dëshmi e një papërgjegjësie të plotë e qeveritarëve, që mbrëmë hapën tunelin e Komanit, derdhën nga porta e Vaut të Dejës, 2000 m kub/ sek. Dhe këto se nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve.