Prej orës 08:00 ka nisur votimi për zgjedhjet për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Në këtë proces zgjedhor kanë të drejtë vote rreth 7100 anëtarë të kësaj force politike. Procesi i votimit po zhvillohet në hollin e teatrit “Migjeni”, ku anëtarët e Partisë Demokratike mund të votojnë nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Në garë për drejtimin e degës së PD Shkodër janë Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibro.