Zjarri ka përfshirë një banesë në lagjen ‘Xhabije’ të Shkodrës, ndërsa një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e flakëve. Burime për Top Channel bëjnë me dije se nga informacionet e para mësohet se një person ka mbetur brenda banesës që po digjej dhe ka humbur jetën. Mësohet se viktima ishte një i moshuar 72-vjeçar, i cili ishte i sëmurë dhe i paralizuar.