Dy vëllezër janë vënë në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike dhe të posedimit të armës së zjarrit. Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Shkodrës kanë siguruar informacion se 2 shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, në pronën që kishin në fshatin Vuksanaj.