Pas Prime-t të së martës, debatet në shtëpinë e Big Brother VIP janë shtuar sërish, mes Selin dhe Rogertit që nuk i kanë ndalur përplasjet mes tyre. Gjate debatit, Selin i është drejtuar Rogertit rrugaç, ndërsa ky i fundit iu kthye: “Shko gjeje ku e ke babin”. Menjëherë pas kësaj, Selin i gjuajti Rogertit me një qese me patatina dhe më pas u largua nga dhoma e gjumit, ndërsa banorët e tjerë u mblodhën rreth tij. Debati mes dy banoreve ka nisur që pas hyrjes së Rogertit në shtëpi. Ai e ka ofenduar Selin dhe i ka përmendur familjen. Ndërkohë, ata kanë debatuar edhe për Mirin, pasi Selin qëndronte shumë afër këngëtarit.