Shkencëtarët pretendojnë se kanë eliminuar me sukses virusin HIV nga qelizat e infektuara, dhe kjo falë teknologjisë “Crispr” e editimit të gjeneve, fituese e cmimit Nobel. Kjo teknologji bën praktikisht punën e gërshërëve, por në nivel molekular dhe arrin të presë ADN-në duke mundësuar çaktivizimin ose shkëputjen e saj, thotë BBC.