Top Channel/”Shkëlqimi dhe rënia” e Sarkozy: Nis burgun, çfarë e rrëzoi ish presidentin francez!
21/10/2025 12:27

Nicolas Sarkozy u bë ish presidenti i parë i Francës që përfundon prapa hekurave, teksa nisi sot dënimin e tij pesë vjecar me heqje lirie pas shpalljes fajtor për tentativat e financimit të fushatës së tij zgjedhore me paratë e ish diktatorit libjan, Muammar Gaddafi. Franca nuk ishte përballur me një situatë të tillë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur ish udhëheqësi i saj Philippe Pétain, i konsideruar kolaboracionist i nazistëve, u përball me akuzat për tradhti kombëtare. Sarkozy, që ishte shefi i Elizesë nga vitit 2007 deri në 2012, ka apeluar ndaj dënimit të tij me burg të cilin duhet ta kalojë në La Sante në një qeli prej 9 metrash katrorë. Më shumë se 100 persona janë parë duke qëndruar para burgut, pasi djali i tij, Louis, 28-vjeçar, u ka bërë thirrje mbështetësve që të tregojnë përkrahje, shkruan BBC. Sarkozy vazhdimisht ka pretenduar pafajësinë ndaj akuzave që rëndojnë mbi të. Edhe pse e ka bërë të qartë se nuk dëshiron trajtim special në burgun La Sante, autoritetet e kanë ndarë në një qeli të veçantë, duke cituar arsyet e sigurisë. Brenda qelisë, ish-presidenti 70 vjecar do të ketë banjon, zonën për dush dhe një televizor të vogël. Përgjatë ditës, atij do t’i lejohen ushtrime brenda një ore në ambiente të jashtme. “Nuk jam i frikësuar nga burgjet. Do ta mbaj kokën lart edhe në ambientet e burgut”, tha ai përpara nisjes së dënimit, ndërsa theksoi mes të tjerash se ka marrë me vete dy libra, njërin për jetën e Krishtit dhe tjetrin për Kontin e Monte Kristos, e cila ka të bëjë me jetën e një burri të burgosur pa të drejtë, i cili arratiset për t'u hakmarrë ndaj atyre që i ngritën një kurth.

Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
Top News – Lufta në Iran, kosto në Myzeqe. Nafta dhe plehërat kimike, dy goditjet e fermerëve
23/03 13:26
Top Channel/ “Historia e Apolonisë ilire”, zbulime arkeologjike në librin e Bashkim Vrekajt
23/03 12:30
Top Channel/ Qyteti i gurtë po gjallërohet nga lëvizjet, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara
23/03 12:28
Top Channel/ “Më ngacmoi të dashurën”, 39-vjeçari plagoset në Kavajë, arrestohet autori 42 vjeç
23/03 12:22
Top Channel/ Rritet bilanci tragjik në Drashovicë-Kotë, humb jetën edhe i plagosuri
23/03 12:19
Top News – Tatimet thirrje bizneseve. ‘Kemi të ardhurat nga Booking, paguani detyrimet’
23/03 11:47
Top News – Molotovë me flamurin gjerman. Ambasada e Berlinit në Tiranë: PD të distancohet nga dhuna
23/03 10:53
Top News – Pensioni nuk mjafton. Të rinjtë emigrojnë, të moshuarit punojnë
23/03 10:28
Top News – Raporti i Avokatit të Popullit. ‘PD të protestojë paqësisht, policia të vetëpërmbahet’
23/03 10:06
Top News – Bilanci i protestës. 14 protestues të arrestuar, 6 policë të lënduar
23/03 09:51
Top News – Tragjedia në rrugë. Tre të vdekur nga aksidenti i rëndë në Vlorë
23/03 09:47
Top Channel/ PD 3 orë protestë me molotovë, Berisha lëndohet me spray, çfarë s’u pa gjatë tensioneve
22/03 23:57
Top Channel/ Të lënduarit e protestës. Berisha e Lamallari i vizitojnë ne spital
22/03 23:55
Top Channel/ Momenti kur Berisha lëndohet në protestë
22/03 23:35
DIGITALB DIGITALB