Top Channel/ Shkëlqimi dhe rënia e Liz Truss, çfarë “ia hëngri kokën” kryeministres britanike!
22/10/2022 18:39

Liz Truss erdhi në pushtet duke premtuar një epokë të re ekonomike dhe politike. Vetëm 45 ditë kaluan nga caktimi i saj në krye të ekzekutivit, ska e bëri kryeministren më jetëshkurtër në historinë e Britanisë së Madhe. Gjatë këtyre ditëve, vendi u kthye në dëshmitar të një kumara ekonomik historik, një numri thuajse të paimagjinueshëm kthesash dhe dërrmimit të një programi të tërë politik. Ishte një qeverisje e shkurtër, por jo e thejshtë thotë BBC. Gjërat dukeshin ndryshe në verë; Truss dukej mjaft popullorë mes anëtarëve të partisë së vet. Premtimet e saj për të ulur taksat dhe për të qeverisur si një konservatore e vërtetë ishin muzikë për veshët e tyre. Paralajmërimet e ish ministrit të financave Rishi Sunak dhe mbështetësve të tij se planet e saj ekonomike ishin të rrezikshme dhe mund të dështonin, e të atyre që folën deri edhe për një vetëvrasje elektorale, ranë në vesh të shurdhër. me fitoren në xhep, dhe mikun e saj të ngushtë e aleatin politik Këasi Këarteng në krah, Truss nisi hartimin e një plani qeverisës të përshkruar si radikal e shumë të guximshëm. Ata vendosën të shkelnin rregullat e ndjekura nga kryeministrat e mëparshëm konservatorë. “Ortodoksia” ekonomike u la mënjanë, dhe dyshja përgatiti atë që ndihmësit e tyre e quajtën një "big bang" masash. Truss e modeloi veten sipas ish-kryeministres Margaret Thatcher. Aleatët e saj paralajmëruan se do të kishte vendime jopopullore, por ajo nuk do të stepej përballë presioneve sepse donte që të bëhej Zonja e re e Hekurt. Vetëm 48 orë pas marrjes se dëtyrës, mbërriti seria e parë e lojrave të guximshme ekonomike, të cilat shkuan shumë më tej nga sa prisnin pothuajse të gjithë. Buxheti i paraqitur nga ministri i saj i financave, Këarteng, parashikonte ulje taksash për të pasurit dhe njëkohësisht rritjen e shpenzimeve. Truss e quajti një plan për rritjen ekonomike. Por tregjet e financave panë të tronditet stabiliteti financiar i Britanisë së Madhe, paundi ra menjëherë, Bank of England iu desh të shpëtojë fondet e pensioneve dhe të rriste interesat e hipotekave. Jehona ndërkombëtare ishte shkatërrimtare, madje presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi, se politika e Liz Truss ishte "një gabim". Edhe pse në fillim se ishte një luftëtare e nuk do të tërhiqej, pasi shkarkoi Kwarteng, e pas tij largoi edhe ministren e vet të brendshme Suella Braverman, e preferuara e krahut të djathtë të Tory-ve, kupa u mbush. Të revoltuar, ligjvënësit konservatorë vendosën t`i japin fund cirkut, e kjo, sipas traditës britanike erdhi me një shpejtësi brutale. Pamjet: AFP

Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13