Lindja, shkëlqimi dhe rënia e organizatës terroriste ISIS, përfshirja e shqiptarëve në këtë organizatë përmes rekrutimeve dhe fati i grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampet siriane, erdhën përmes një dokumentari të realizuar nga gazetari Taulant Koplikaj në kampet siriane të Roj dhe Al Hol. DAESH u shfaq si premierë për publikun shkodran në Kinema Millenium.