Top Channel/ Shkeljet e ish-kryeministrit ! Detaje për vendimet e Berishës sipas dosjes “Partizani”
22/10/2023 19:59

Privatizimi i ish-klubit sportiv “Partizani” duket se ka qenë një plan i mirëmenduar, duke shfrytëzuar çdo institucion në varësi dhe ushtrimin e ndikimit të pushtetit si kryeministër nga Sali Berisha, i cili tashmë është i dyshuar për veprën penale “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe Gjykata e Posaçme e ka lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje si dhe i ka ndaluar të dalë jashtë vendit. Veprimet aktive të tij nisin që në vitin 2005 kur vjen në pushtet. Një vendim i Këshillit të Rregullimit të Territorit që mban firmën e Berishës, ndryshon destinacionin e një sipërfaqjeje prej 0.7 hektarë nga zonë sportive në zonë banimi, megjithëse ndodhej brenda kompleksit sportiv “Partizani”. Për shkak të mosrakordimit me Ministrinë e Mbrojtjes ku klubi i futbollit “Partizani” herë përfshihet në planin e përhapjes e herë jo, dhe nuk po arrihej regjistrimi i pronës në Zyrën Vendore të regjistrimit të pasurive, Berisha ndryshon ligjin për kthimin dhe kompesimin e pronave duke e shtyrë afatin deri në 1 tetor 2007, dhe heq disa kufizimeve duke lejuar kthimin e pronave në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes nëse janë jashtë strukturave të Forcave të Armatosura. Po ashtu ish-pronarëve u kthehen ndërtimet e përhershme që nuk përdoren për interes publik dhe deri në privatizim shteti i paguan qira ish-pronarit. Po me propozim të tij u krijua agjencia e kthimit dhe kompesimit të pronave ku aktiviteti i saj përcaktohej nga Këshilli i Ministrave dhe jo nga Kuvendi si dikur. Edhe emërimet e drejtuesit të kësaj agjencie vinin me propozim të kryeministrit duke shtuar kështu pushtetin e tij. SPAK vëren se institucionet kanë vepruar me shpejtësi për kthimin e këtyre pronave bazuar edhe vetëm në fotokopje dokumentesh pa vlerë juridike. E paqartë mbetet edhe një sipërfaqe prej mbi 4 mijë m2 e trashëgimtarëve Begeja, e cila ndodhej jashtë klubit sportive por komisioni i kthimit të gjithë sipërfaqen e tokës prej 28 mijë m2 e ka kthyer brenda kompleksit sportiv duke krijuar një sipërfaqe fiktive.

Top News – 100 lekë për çdo litër naftë. Kërkesa e shoqatës së transportit për qeverinë
08/04 11:12
Top Channel/ ‘Mjeku duhet të bëhet bashkëpronar në spital’, Rama:Për mirëmbajtjen duhet të…
08/04 10:53
Top Channel/ Kryeministri Rama në spitalin e Lezhës: Do fillojmë të vendosim tarifa për turistët që…
08/04 10:52
Top News- Theu masën e sigurisë dhe kreu 6 vjedhje/ Arrestohet 26-vjeçari, i dënuar dhe për dhunë
08/04 10:45
Top News- Izraeli nuk pranon armëpushimin. E zbaton vetëm me Iranin, Libani në mëshirë të Netanyahut
08/04 10:44
Top Channel/Theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe kreu disa vjedhje,pranga të riut në Tiranë
08/04 10:23
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News – Mes lehtësimit dhe tensionit. Iranianët mbushin sheshet, festojnë armëpushimin
08/04 10:09
Top News – Armëpushimi SHBA–Iran. Prapaskenat e marrëveshjes dhe negociatave
08/04 10:00
Top News – Arrihet marrëveshja. Armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit
08/04 09:59
Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56