Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë grabitësish të përbërë nga ish-ushtarakë me origjinë nga Evropa Lindore, të cilët ishin kthyer në makthin e vilave luksoze në provincën jugore të Málagës. Autoritetet Spanjolle konfirmuan arrestimin e gjashtë anëtarëve të grupit, mes tyre edhe kreun e tyre që raportohet të jetë një shqiptar.