Top Channel/ Shkatërrimet nga uji në Dimal/ Semani shkaktoi miliona lekë dëme në disa familje
23/11/2025 15:03
Dalja e lumit Seman nga shtrati në bashkinë Dimal ka dëmtuar qindra hektarë sera te mbjella me perime të stinës. Fshati Goriçan është më i dëmtuari, ku edhe sot në ditën e katërt të përmbytjeve uji vazhdon të mbajë të përmbytura tokat bujqësore.