Një ngjarje e paprecedente është shënuar në qytetin e Belshit ku persona ende të paidentifikuar kanë shkatërruar çdo gjë përgjatë liqenit në qendër të qytetit. Stola, kosha, moli i drunjtë dhe këndet sportive gjithçka ka rëne pre e vandalizimit. Qytetarët e Belshit kanë dënuar aktin duke e cilësuar shkatërrim të pasurisë së përbashkët ndërtuar me taksat e qytetareve.