Vettingu në Policinë e Shtetit pas një periudhe të gjatë pause ka djegur një drejtues të lartë policie. Më datën 24 maj trupa vlerësuese e kryesuar nga Suela Baluku ka vendosur shkarkimin nga detyra të drejtorit të policisë Lezhë, Vehbi Bushati pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar formularët për deklarim pasurie, pastërti figure dhe aftësitë profesionale.