Shefi I stacionit të Policisë Kufitare Durrës, është pezulluar nga detyra këtë të shtunë. Nënkomisari Kastriot Karafili dyshohet se nuk ka përmbushur detyrat e tij dhe përgjegjësitë në luftën për goditjen e kontrabandës dhe trafikun e automjeteve. Ndaj tij, drejtoria e standardeve në policinë e shtetit ka nisur dhe një hetim disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës. Ndërkohë policia e Shtetit apelon të gjithë drejtuesit që të risin nivelet dhe standardet e treguesve të punës në luftën ndaj paligjshmërive dhe krimit.