Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Burime jo zyrtare sugjerojnë për një shkarkim nga detyra të Prodës. Kjo e lidhur me kapjen komplet në befasi dhe të papërgatitur të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Tiranës për djegien nga mbështetësit e opozitës të ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha. Shqetësimi është shfaqur nga vetë ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, e cila mësohet se ka zhvilluar paraditen e të dielës një mbledhje urgjente analizuese me kabinetin e saj, për mënyrën e menaxhimit nga policia të protestës së opozitës.