Komisioni i Pavarur i Kualifikimit largoi nga drejtësia prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, i cili iu nënshtrua procesit vetëm për dy kritere. Pikërisht aftësitë profesionale dhe papërshtatshmëria e figurës i kushtuan karrierën prokurorit që dy vjet më parë u vendos në qendër të një atentati me armë zjarri.