Top Channel/ “Shkallmoi…”, Berisha: Kur ra Damasku, ra Assadi! Tani që ra Tirana, do rrëzohet Rama
22/02/2025 17:14

Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Parma të Italisë. Miq, në Mynih, Edi Ramës, zëvendëspresidenti i vendit më të fuqishëm të botës, i tha ato të cilat ne ia deklaronim çdo ditë dhe çdo javë. Po pse kjo ngjashmëri? E bëri ai i nxitur nga ne? Jo, u them unë, jo. Ka një shkak tjetër më të thellë. Sepse opozita në vendin e madh, në atë vend, pësoi nga i njëjti armik, të njëjtat probleme, të njëjtat represione, të njëjtat censurë, të njëjtat akuza, siç pësoi opozita në Shqipëri. Kjo ishte arsyeja pse zëvendëspresidenti JD Vance shpalli armik më të rrezikshëm për Europën, se rusi dhe kinezët, atë që arreston liderët e opozitës për të marrë mandatet. Atë që censuron mediat sociale. Atë që kontrollon mediat dhe arreston gazetarët. Ky ishte një kushtrim për shqiptarët kudo që janë. Për njerëzit e lirë kudo që janë. Miq, jo vetëm kaq. Në këto dy javë kishte një zhvillim tjetër të madh. Të nesërmen e largimit tim nga Roma, para shqiptarëve u paraqita me kryestrategun, me kryemagjistarin, bashkëkryemagjistarin e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. Shkallmoi Edi Rama, u tmerrua, e pa me sy humbjen, fatalitetin e tij. Dhe menjëherë, me mediat e tij, deklaroi se Chris LaCivita u ble nga Berisha. Po, po të ishte puna për të blerë, po ai e ngatërroi Chris LaCivita me McGonigalin. Po prisni se kam një lajm për ju sot. Një gazetar i madh italian shkruante sot, e kam të paqartë marrëveshjen Rama-McGonigal sepse drejtësia e Biden e mbajti të fshehtë, një marrëveshje në të cilën ai mori një ryshfet 225 mijë. Po ajo marrëveshje ishte e tëra në kurriz të opozitës. Ishte marrëveshja për të shkatërruar opozitën në Shqipëri. Por kësaj radhe, postimi i këtij gazetari nuk mbeti në vesh të shurdhër. Kryetari i komitetit kombëtar republikan, Chris LaCivita e bëri share dhe u shpërnda në të gjithë elitën drejtuese të SHBA. Edi Rama, ja ku po të them nga Parma se hija e McGonigalit do të ndjekë gjer në ditën e fundit të jetës.

Top Channel/ Rama dhe Vuçiç, “letër” BE, propozojnë ide të re për integrimin
27/02 23:25
Top Channel/ Spiropali reagon pas shkarkimit: Detyra mbyllet, por përgjegjësia vazhdon
27/02 15:18
Top Channel/ Rama mbledh qeverinë, emrat e rinj pritet të dërgohen në Presidencë
27/02 15:17
Top Channel/ Begaj në Shkup flet për shqipen: Mes dy vendeve tona nuk ka çështje problematike
27/02 14:49
Top Channel/ Sistemet raketore JAVELIN/ Nancy VanHorn: Fokusi tek gatishmëria ushtarake
27/02 14:03
Top Channel/ Rama mbledh qeverinë! Pritet të dërgohen në Presidencë kërkesat e shkarkimeve
27/02 12:41
Top Channel/ Rama ndryshon 7 ministra, ikin Balluku, Spiropali dhe Vengu
26/02 23:10
Top Channel/ Berisha reagon për ndryshimet në qeveri: Rama po mbron veten
26/02 22:26
Top News – Reagimi i parë i Berishës për ndryshimet në qeveri, zbulon arsyet e lëvizjes së Ramës
26/02 21:52
Top Channel/ Ministrat të fokusuar te BE, qeveria paralajmëron reforma për integrimin
26/02 19:38
Top Channel/ Kryemadhi nga SPAK: Do dalin mesazhet me Ramën, Ilir Meta donte…
26/02 18:52
Top Channel/ Mbledhja e grupit parlamentar të PS, ministri Malaj: Papunësia 8.1%, rekord në 30 vite
26/02 18:39
Top News – ‘SPAK po kërcënon ekonominë’. Rama: Duhet frenuar ndërhyrja brutale në qeverisje
26/02 17:05
Top Channel/ Mbledhja e grupit të PS/ Fjala e plotë e Ministrit të Financave Petrit Malaj
26/02 14:09
Top Channel/ Rama 97 minuta fjalim: Balluku kërkoi 3 herë dorëheqjen, do pres raportin e …
26/02 13:31
Top Channel/ ‘Edhe unë kam pasur rezerva për Administratën’, Rama:Kam qenë viktimë e perceptimit…
26/02 12:53
Top Channel/ ‘Marsi dhe nëntori muajt e familjes sonë’, Rama: Të kthehemi aty ku e kemi burimin
26/02 12:53
Top Channel/ ‘SPAKU nuk preket, mbështetet’, Rama: 58% e shqiptarëve në burgje pa gjyq janë…
26/02 12:45
Top Channel/ Rama flet për pezullimin e Ballukut: Ndërhyrje brutale në funksionim e qeverisë
26/02 12:43
Top Channel/’Të gjithë i mbajnë sytë nga Stacioni i trenit’ Rama: Reforma në Drejtësi është…
26/02 12:42
DIGITALB DIGITALB