Shkallët të djegura nga molotovi, mollë e pankarta la pas protesta e Rithemelimit, ndërsa ekspertët ligjorë ndodhen në terren. Protestuesit janë përplasur me policinë këtë të enjte, ndërsa tentojnë të hyjnë me forcë në godinën e bashkisë së Tiranës. Ata kanë hedhur molotov drejt bashkisë, ndërsa po tentojnë të thyejnë kordonin policor. Pjesë e protestës është edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.