Top Channel/ Shkaktoi zjarrin duke djegur qindra pemë frutore në Rrogozhinë, arrestohet 41-vjeçari
14/07/2025 10:44

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një sipërfaqe të madhe toke në lagjen e Shimve, në bashkinë e Rrogozhinës, duke djegur qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe rreth 10 hektarë bimësi të ndryshme, ndërsa u rrezikuan edhe disa banesa në afërsi. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse dhe policisë, zjarri u neutralizua pas disa orësh përpjekjesh intensive. Policia njoftoi se menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin, patrullat shkuan në vendngjarje dhe nisën punën për identifikimin e autorit të mundshëm të zjarrvënies. Pas një hetimi të shpejtë dhe operacioni në terren, u bë e mundur arrestimi i shtetasit Iljaz Rusta, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë, i dyshuar për zjarrin. Sipas hetimeve paraprake, 41-vjeçari ka qenë duke djegur mbeturina në oborrin e një banese, kur për shkak të erës së fortë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në zonën përreth. Si pasojë, janë djegur qindra pemë dhe një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, ndërsa flakët kanë rrezikuar seriozisht banesat fqinje. Ndaj të dyshuarit rëndon akuza “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor” dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16