Është lënë i lirë 20-vjeçari italian, Salvatore Di Tella, i cili përpara një muaj shkaktoi një aksident të rëndë me jet ski në plazhin e Velipojës, ku humbi jetën kunati i tij, Nicola Loro. Ngjarja ndodhi më 19 gusht në teksa dy të rinjtë u përplasën me një jet ski duke bërë manovra të rrezikshme në ujë.