Reshjet e dendura të shiut pasditen e së enjtes shkaktuan përmbytje në në lagjet “Dardania” dhe “Lakërishtë” të Prishtinës, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë sesi tuneli tek Stacioni i Autobusëve është mbushur me ujë. Vërshimet në këto zona të kryeqytetit të Kosovës kanë vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve atje.