Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta dhe thatësirë, të shtunën vendi ynë u përfshi nga reshje të dendura shiu. Shiu i dendur në Koplik shkaktoi bllokimin e rrugëve kryesore të qytetit për disa minuta për shkak se kolektorët shkarkues e kishin të pamundur të përballonin nivelin e lartë të prurjeve. Në Shkodër reshjet sollën vetëm uljen e temperaturave, kurse në plazhin e Velipojës vetëm aventurierët provuan bregdetin.